I bindur, ashtu si  30 vite më parë, Lulzim Basha ndryshimin e sheh sërish tek rinia. Gjatë një takimi që pati me përfaqësues të rrjetit të të Rinjve Europianë për Demokraci, kreu i opozitës premtoi se në programin e forcës që ai drejton një vend të veçantë zë mbështetja ndaj rinisë.

“Ne kemi një program të detajuar politika e sociale por pa pjesëmarrjen e rinisë asgjë nuk arrihet ndaj pjesën e luanit të programit e ka objektivi për të bërë rininë pjesë të një ndryshimi real”.

Mungesa e tregut të punës ishte dhe shqetësimi kryesor i të rinjve.

Lulzim Basha: Në planin tonë, mundësitë e Shqipërisë janë që çdo vit 10 mijë më të mirët të përfitojnë një stazh 1-vjeçar me një pagesë prej 300 mijë Lekë të vjetra në muaj. Për të gjitha familjet me të ardhurat nën 640 mijë Lekë të vjetra në muaj mund të financohet 100%, subvencionon 100% tarifa, pra që mos paguajë tarifë as për Bachelor as për Master.

Sipas Bashës, ekonomia është në krizë për shkak të keqqeverisjes ndaj në 25 Prill kryedemokrati tha se e ardhmja është në dorë të rinisë.

“25 Prilli duhet të konfirmojë se Shqipëria duhet të jetë demokraci dhe jo diktaturë dhe për këtë kemi nevojë për ndihmën tuaj”.

Për kreun e opozitës vendit i nevojitet një qeveri e përgjegjshme që të mendojë për qytetarët dhe jo t’i braktisë ata.