Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën dytësore Elbasan-Metalurgji, ku si pasojë ka humbur jetën një 28 vjeçar.
28 vjeçari ishte kalimtar i rastit kur fatkeqësisht është përplasur nga një mjet.
Aksidenti është ndikuar edhe nga errësira e rrugës.
28 vjeçari mori plagë të rënda dhe u dërgua në spitalin e traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetojë.
Policia ndaloi drejtuesin e mjetit 22 vjeçarin me iniciale A. Rr banues në Katund të Ri Elbasan.
