Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj.
Një mjet me drejtues shtetasin Indrit Rushitaj, 37 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet, me drejtues shtetasin shtetasin Fatjon Lalaj, 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si pasojë ka humbur jetën 37 vjeçari Indrit Rushitaj, ndërsa ka mbetur i plagosur 34 vjeçari i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Mallakastër/Informacion paraprak:
Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmë” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.