Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Sarandë-Gjirokastër, rreth orës 15:00, ku një furgon me targa AA488T, që drejtohet nga Bardhi Prodo, në të cilën ndodheshin 6 persona, ka rënë në kanal nga lartësia 25 metra lartësi.

Ora News, mwson se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 5 persona, identitetit i të cilëve nuk bëhet i ditur

Mësohet se nga aksidenti me pasoja fatale, vetëm një persona ka mbijetuar. 

Personat që ndodheshin në furgon nuk ishin anëtarë të njëjtës familje, gjithashtu bëhet e ditur se në mesin e viktimave nuk ka fëmijë. 

Ndërkohë në videon e siguruar nga , shihet se furgoni ka rënë në kanal, ndërkohë një grup njerëzish po bëjnë përpjekje për të nxjerrë personat që kanë mbetur brenda automjetit.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Sarandë - Gjirokastër:

Deri më tani nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, por paraprakisht dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e kushteve atmosferike. 

Policia dhe zjarrfikësja kanë nisur për në vendngjarje.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Sarandë - Gjirokastër: