Ajo ishte parë vazhdimisht në dyert e këtij televizioni, ndërsa sot faqja zyrtare e “Top Channel” ka publikuar videon promo të emisionit.

“Gra dhe goca” do të titullohet formati i bashkëmoderuar gjithashtu nga Olesia Leço, Fatma Haxhialiu dhe Krista Merkoçi.

Gjatë videos promo që në fakt i dedikohet gjinisë së tyre, vajzat tregojnë se mund të bëjnë gjithçka që bëjnë burrat, madje mund ta bëjnë edhe mbi taka!

Rikujtojmë se Tea ishte një ndër personazhet më të komentuar të “Përputhen”, e cila u kryqëzua për lidhjen fallso me Andin dhe më pas bëri bujë me ndarjen nga Berati.

Tashmë, ajo duket se ka gjetur dashurinë në krahët e një tjetër djali me të cilin është parë të shoqërohet së fundmi.

Emri i të dashurit të Teas është Enkeleo Hoxha, dhe këtë na e konfirmoi edhe Xhani Demika, mik i Teas, i cili atë natë publikoi video duke bërë “tag” Enkeleon nga vendi i shumëpërfolur!

Po ashtu edhe varësja është po e njëjtaa. Një detaj tjetër që bien në sy është se Enkeleo ndiqet edhe nga motra e Teas, jo vetëm nga ish-konkurrentja dhe po ashtu nga Fationi.