Një aksident automobilistik është shënuar në zonën e Spillesë ku një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka përfunduar në kanal.

Paraprakisht mësohet se në aksident është përfshirë një çift të rinjsh të identifikuar si Dori Zonja e Jonida Toska me origjinë nga Lushnja.

Burime bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes është ndodhur një efektiv i policise, i cili ka bërë të mundur dërgimin e dy të lënduaeve me automjetin e tij personal drejt Spitalit të Durrësit, ndonëse ndodhej jashtë orarit të punës.

Mësohet se Jonida Toska ka marrë plagë më të rënda, ndërkohë që dy të lënduarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.