Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditëne  sotme te “rruga e Kavajës”, në afërsi të kompleksit Deliorgji, ku një makinë tip “G- Class”  ka përplasur një çift dhe fëmijën e tyre që ishte në karrocë.

Për pasojë prindërit kanë përfunduar disa metër më larg, të shtrirë në mes të rrugës. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që bëhet me dije se nëna ka mbetur e plagosur më rëndë.

Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.