Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz.

Një makinë tip “Range Rover” është përmbysur. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Nga informacionet paraprake raportohet se një person është plagosur rëndë.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rëndë nga Instituti në drejtim të Kamzës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.