Policia e Vlorës njofton se rreth orës 17:10,në aksin rrugor “Rruga e Çipajve”, shtetasi R.M.,21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur D.M.,10 vjeç.
Shtetasi u shoqërua për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.