Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku 5 persona janë gjetur të vdekur brenda një banese në Berlin.

Sipas mediave vendase viktimat janë dy të rritur dhe tre fëmijë, ndërkohë që dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një vrasje të shumëfishtë.

Ishte një agjent i policisë ai që gjeti pesë të vdekur në një ndërtesë banimi në Königs Wusterhausen në Brandenburg.

Sipas zyrës së prokurorit publik të Cottbus, trupat kanë plagë me armë zjarri dhe me thikë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë sinjalizuar policinë, pasi kanë raportuar se asnjë prej anëtarëve që dyshohen të jenë një familje, nuk janë parë të dalin jashtë banesës.

Ne supozojmë se bëhet fjalë për një krim vrasjeje”, tha zëdhënësi i policisë.

Policia është ende duke punuar në lidhje me shkaqet e këtij krimi të rëndë dhe indentidikimin e autorëve./Faxweb.al