Një aksident i trefishtë është shënuar ditën e sotme në në lagjen nr. 14, Korçë.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë tre mjete, një makinë “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. Z; mjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin F. H. dhe mjeti tip “Opel”, i cili ndodhej i parkuar në rrugë.

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shtetasi F. H., i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.