Demokratët në 6 degë do të zgjedhin sot kryetarin e ri të Partisë Demokratke.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi i deleguar në Berat tha se votimi është i qetë dhe se ka për qëllim rivitalizimin e strukturave e bashkimin e demokratëve. 

Deputeti demokrat shtoi se nga procesi nuk është përjashtuar askënd.

Belind Këlliçi: Me vullnetin e 4 kandidatëve, por edhe me udhëzimin që ka ardhur nga Komisioni i Rithemelimit për këtë proces çdo gjë është e qartë. Çdo demokrat duhet të votojë, kushdo që ka një teser nga viti ’91 e deri më sot padiskutim që ka të drejtën e votës. Dhe të gjithë ata persona që lanë në listë janë demokratë me te drejtë vote. Ky proces nuk ka përjashtuar askënd nga votimi dhe sigurisht janë të ftuar të gjithë demokratët për tu bërë pjesë e këtij procesi. Ka një interes të shtuar.

Të katërt kandidatët mishërojnë vlerat më të mira të Beratit. Kemi pasur një numër rekord të demokratëve që kanë dalë dhe kanë marrë pjesë në votime. Qëllimi i vetëm i këtij procesi është rivitalizimi i strukturave dhe bashkimi i demokratëve dhe jam i bindur që në fund të këtij procesi do kemi një rezultat të pranuar nga të katërt kandidatët dhe një rezultat që do rrisë performancën e PD në Berat. Asnjë demokrat nuk do ngelet sot pa votuar.

1. Kandidatët për kreun e PD nëBerat:

1. Shyqyri Hajrulla Duro

2. Ermal Luan Dollani

3. Oltion Ali Merdari

4. Afrim Njazi Merko