Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Prrenjas-Librazhd.

Rreth orës 05:30 në vendin Prrenjas Fshat një person banues në Tiranë ka përplasur me makinë një person tjetër të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.