Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në autostradën Tiranë-Durrës.

Një makinë ka dalë nga rruga, e për rrjedhojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është një 44-vjeçar, i identifikuar me inicialet H.P, banues në lagjen nr.13 Durrës

Njoftimi i Policisë

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit