Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin nacional Fier- Patos, pranë vendit të quajtur “ Kthesa e Patosit” në afërsi të Portezes.

Sipas burimeve të informacionit mësohet se një automjet që udhëtonte drejt Patosit ka përplasur një grua ,e cila ka qenë duke mbledhur kanaçe anës rruges.

Po sipas të njëjtit burim viktima i përket komunitetit rom dhe pothuajse cdo mbrëmje shëtiste rrugëve për të mbledhur kanaçe dhe me te ardhurat nga shitja e tyre siguronte jetesën e familjes.

Burime nga vendngjarja pohojnë se drejtuesi i automjetit që ka gotitur viktimen , e ka lënë në mes të rrugës të pajetë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti dhe identifikimin e ndalimin e autorit.

Njoftimi i policisë

Fier / Informacion paraprak

Në datë 23.09.2022, në aksin rrugor “Fier-Patos”, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja.