.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në rrugën, pak minuta më parë në rrugën Rrogozhinë-Elbasan, afër “Bishtit të Zhurit”.

Ndërkohë mësohet se trupi i personit që ndodhej në automjetin tip “Benz” nuk është nxjerrë ende nga makina.

  • .Kavajë/Informacion paraprak
  • Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona
  • .Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.