Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, automjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. S., është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Previous articleNjë valë e re nxehtësie do të “pushtojë” Europën, ja vendet më të “rrezikuara”! Sa do të shënojë termometri
Next articleKaos në portin e Vlorës, nuk ka parkim për mjetet që do të largohen me traget drejt Brindisit