KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Kukës- Kalimash.
Burime për dosja.al bëjnë të ditur se automjeti ka rënë në një humnerë e cila ishte në 100 metra lartësi dhe drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të rënda. Si pasojë e dëmtimeve drejtuesi është nisur drejt Tiranës për të marrë mjekimin e duhur.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit nga makina, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë.
Identiteti i drejtuesit të mjetit që ka mbetur i plagosur nuk dihet ende.