Home TEKNOLOGJI Tre opsione të reja në Facebook Messenger

Tre opsione të reja në Facebook Messenger

16

Messenger do të marrë disa opsione të reja, njoftoi Facebook.

Çfarë ka të re në Messenger?

Opsioni më i rëndësishëm është përgjigjja e shpejtë, e cila do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit që t’i përgjigjen shpejt përmbajtjes multimediale që marrin nga një përdorues tjetër përmes një mesazhi në Messenger.

Kur të merrni një foto ose video, një përgjigje e shpejtë do të shfaqet në pjesën e poshtme, përmes së cilës do të jeni në gjendje të përgjigjeni menjëherë.

Gjithashtu, përdoruesit do të marrin tre prapavija të reja për Messenger – “Sour” nga albumi i ri i Olivia Rodrigo, Fast and Furios dhe prapavijë lidhur me Ditën Botërore të Oqeanit.