Home AKTUALITET Aksident në aksin Rrugor Kukes-Kalimash/ Makina bie në humnerë me 100 metra...

Aksident në aksin Rrugor Kukes-Kalimash/ Makina bie në humnerë me 100 metra lartësi, drejtuesi i automjetit në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës

85

KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Kukës- Kalimash.

Burime për dosja.al bëjnë të ditur se automjeti ka rënë në një humnerë e cila ishte në 100 metra lartësi dhe drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të rënda. Si pasojë e dëmtimeve drejtuesi është nisur drejt Tiranës për të marrë mjekimin e duhur.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit nga makina, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Identiteti i drejtuesit të mjetit që ka mbetur i plagosur nuk dihet ende.