Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Varibobit” në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në anë të saj.
Sipas informacioneve paraprake për FaxNews, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin ndërkohë që nuk ka pasur lëndime.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme materiale.
