Home ELBASANI SOT Aksident në aksin rrugor Librazhd- Elbasan

Aksident në aksin rrugor Librazhd- Elbasan

33

Më datë 03.07.2021, rreth orës 13:35, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan , në fshatin Xibrakë , mjeti tip ” Fiat”, me drejtues shtetasin T.S., 43 vjeç, me shtetësi Serbe,  është përplasur me mjetet tip “Wolksvage”, me drejtues shtetasin R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë,  dhe mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur pasagjerët e mjetit tip “Wolksvage”, shtetasja B.M., dhe fëmija i mitur shtetasi L.M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Previous articleNë kërkim të pamjes perfekte, makina bie në humnerë. Bashkë me të dhe një grua
Next articlePfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave anti-COVID në Evropë