Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së hënës në dalje të Lezhës.
Një furgon mallrash është përplasur me një motor.
Burime për Abc News bëjnë me dije se nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forca policie për të zbardhur rrethanat e aksidentit.Informacione të detajuara priten në vijim./abcnews
