Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shijak-Durrës, ku një 19 vjeçar ka përplasur një 50 vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet fjalë për 19 vjeçarin me inicialet A.S., i cili është shoqeruar në polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 21.10.2021, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shijak -Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A. S., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.