Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin.  Automjetet “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht ka përfunduar vetëm me dëmtime të lehta të anëtarëve të dy familjeve që udhëtonin në mjetet përkatëse.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe një parakalim i gabuar. Sakaq, si pasojë e përplasjes është rënduar trafiku në këtë aks. g.v/abcnews.al