Një aksident i rëndë është regjistuar mesditën e kësaj të marte në qytetin e Elbsanit. Bëhet me dije se një trajler ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë.

Burime bëjnë me dije se personi i aksidentuar ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Kryqëzimi i Cërrikut’, pjesë e aksit nacional Elbasan-Librazhd.https://www.youtube.com/embed/CmbO9fdXsV0?feature=oembed

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në unazën e qytetit Elbasan, pranë Kryqëzimit të Cërrikut, shtetasi V.M., 55 vjeç, banues në Maliq, Korçë, duke drejtuar mjetin trailer , ka plagosur shtetasin R.Z., 62 vjeç, i cili ishte këmbësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.