Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Lumalas të Korçës.

Burimet të Fax News bëjnë me dije se ka humbur jetën një grua e moshuar me iniciale M.K e cila në momentin e aksidentit ishte duke ecur si kalimtare në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë Korçë:

“Më datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”