Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2021, rreth orës 13 : 10., në lagjen Luigj Gurakuqi Elbasan, vëndi tregu “Romëve”, shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Elbasan, drejtues i motorrçikletës tip “DORIAN”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.