Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Librazhd, ku një fuoristradë është përplasur me një automjet tjetër dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre anëtarët e një familje të cilët udhëtonin me mjetin tip fuoristradë.

Dy prej të lënduarve janë dërguar për mjekim në spitalin e Librazhdit ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në Elbasan për mjekim të specializuar.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë.