Mëngjesin e sotëm është regjistruar një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Një automjet me drejtues shtetasin E.I., 24 vjeç nga Gostivari ka përplasur këmbësorin M.P., 77 vjeç banues në Omaraj, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes i moshuari ka humbur jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.