Lëndohen 3 të rritur dhe një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në Elbasan në afërsi të rrethrrotullimit të bashkisë. Një mjet tip “Pegout” ka humbur drejtimin dhe si pasojë është përplasur me shtyllën elektrike anës rrugës. Mësohet se në automjet ishin 3 të rritur dhe një fëmijë. Nga përplasja e fortë mbetën të lënuar të gjithë personat që ishin në makinë.

Pas transportimit në spitalin e Elbasanit nga ku morën edhe ndihmën mjeksore rezulton se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet si cili ishte shkaku i aksidentit por dyshohet si shpejtësia tej normave të lejuara që ka çuar në humbjen e kontrollit të mjetit .

Policia ka ngritur një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes e cila fatmirësisht përfundoi pa humbje jete.