Një aksident është shënuar ditën e sotme në Prrenjas.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina. Siç shihet në videon e mëposhtme një makinë është dëmtuar rëndë.
Raportohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për rrethanat e plota të këtij aksidenti.
