Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita.

Rama ka publikuar në Twitter një video nga shkallët e kryeministrisë, të cilat janë bërë pis për shkak të bojës dhe lëndëve piroteknike që hodhën protestuesit.

Kreu i qeverisë i ironizon duke i quajtur “zhgarravinat e revolucionit”, teksa thotë se nesër do të nisë një javë e re për punë të mira.

Postimi i Ramës

DJE zhgarravinat e revolucionit

SOT dushi i regjimit

NESËR nis një javë e re punësh të mira