Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen mëngjesin e sotëm.
Burime bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar i cili ka qenë duke kaluar rrugën.
Fëmija është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
