Artan Lleshi është pronari i automjetit tip Audi Q7 që mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate iu vendos tritol.

Burime bëjnë me dije se ngjarja mund të jetë një mesazh për shkak të veprimtarisë kriminale në Angli.

Ka dyshime se Lleshi ka pasur konflikte me shtetas shqiptarë që e akuzojnë për mashtrim dhe dyshohet se është i përfshirë në një grup kriminal.

Automjeti ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes ndërsa si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale./panorama.al