Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës ku një automjet është përplasur dhe ka përfunduar në një banesë aty pranë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit.
Banorët tregojnë se rruga paraqet rrezikshmëri të lartë pasi mungojnë sinjalistikat dhe vendosja e “policëve të shtrirë” në rrugë.
