Këtë fundjavë qytetarët janë dyndur drejt bregdetit ndërsa kanë shkaktuar edhe trafik të rënduar. Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë alternative pasi autostrada Durrës-Tiranë ka fluks mjetesh.

Njoftimi
Policia Rrugore e Tiranës

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative: 

Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë. 

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.