Një aksident ka ndodhur këtë të martë në hyrje të Sarandës, sapo kalon kthesën e fortë në Gjashtë, pranë një lavazhoje.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip Ford i cili ka përplasur mjetin Mercedez A Class. Nga përplasja nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ironike është fakti se automjeti A Class sapo kishte dalë nga servisi dhe ishte i sapolyer. Policia në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Faxweb.al