Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku u transferua me bujë në Bolivi tek skuadra e Bolivarit, ku nuk kanë munguar paraqitjet e tij të mira, por pa mundur te gjejë dot rrugën e golit.

Në sfidën për kampionat të luajtur kundër Aurorës, Sadiku u aktivizua për 13 minuta, teksa tentoi të ndihmonte skuadrën e tij të fitonte.

Në minutën e 83-të të ndeshjes u përfshi në një episod bashkë me shokun e tij të ekipit Zagueiro, me këtë të fundit  i cili goditi bukur një top, por topi u përplas në trupin e Sadikut.

I pafat sulmuesi shqiptar në këtë rast pasi u mundua ta evitonte përplasjen me topin. Gjithsesi ky rezultat është pozitiv për Bolivarin pasi në 5 ndeshje ka grumbulluar 10 pikë në kampionat.

Faxweb.al