Një 60 vjeçar është plagosur këtë të martë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në vendin e punës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Palasë, Dhërmi, ku mjeti tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një kantier është rrëzuar dhe si pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit.
I plagosuri është nisur me urgjencë drejt pitalit të Vlorës.