Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pajovë të Elbasanit rreth orës 07.25 në aksin kombëtar Peqin-Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në Pajovë ku të paktën katër automjete, nga të cilët tre furgonë dhe një trajler janë përplasur me njëri-tjetrin.Dy persona kanë marrë dëmtime të lehta.Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
