Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Koshare të Ferizajt. Mediet kosovare raportojnë se  katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së tre automjeteve.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore.

Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”,  thuhet në njoftimin e P’olicisë