Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mikrothives në Greqi.

Bëhet me dije se një shofer makine 59-vjeçar nga Athina humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Shoferi kishte ndaluar makinën dhe kishte zbritur nga mjeti për të folur në telefon, kur një makinë tjetër me me drejtues një shtetas shqiptar 25-vjeçar, e përplasi duke e lënë të vdekur.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.