Një makinë tip “Benz” është djegur gjatë natës në qytetin e Korçës. Makina ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së shtetasit M.D. Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.

Sipas informacioneve, pronari i mjetit ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt, ndërkohë që nuk është as person me precedentë penalë. Do të jetë eksperti i cili do përcaktojë nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo jo.

Njoftimi i policise:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2023, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit M. D., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.