Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë-Milot në afërsi të Thumanës.

Mësohet se tre automjete janë përplasur dhe për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë Serxhio Hysa, 30 vjeç. I riu ka humbur njërën këmbë.

Ai është marrë nga autoambulanca e qendrës Shendetësore Fushë-Krujë dhe është dërguar me urgjencë te Trauma në Tiranë.