Policia e Lushnjes ka reaguar për aksidentine ndodhur në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku humbi jetën një 70-vjeçar.

Viktima u gjet i vdekur anës rrugës mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për shtetasin Muhamet Fusha., 70 vjeç, banues në Dushk.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Njoftimi

Lushnjë

Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, dyshohet se një automjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin M. F., rreth 70 vjeç, banues në Dushk.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.