Një aksident tragjik ka ndodhur në Sofie të Bullgarisë ku për pasojë kanë vdekur 46 persona mes tyre edhe fëmijë.

Mes të rinjve që kanë humbur jetën janë edhe 6 nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemaili” pasi ata ishin duke udhëtuar me familjarët e tyre.

Sipas informatave të medieve maqedonase, shkolla fillore “Ismail Qemaili” ka marrë vendimin për të ndërprerë mësimin në respekt të ngjarjes së rëndë.