Pas disa vitesh si një drejtues “i vetëm” i tregut të makinave elektrike, Tesla po përballet me rritjen e rivalitetit në këtë sektor. Megjithatë Tesla nuk pritet të dalë së shpejti jashtë mode falë aftësive që punonjësit e kësaj kompanie kanë në ndërtimin dhe ndërlidhjen e të gjithë komponentëve për të krijuar një eksperiencë mjaft të mirë për përdoruesit.

Kompanitë ligjërisht kanë si detyrim të shkruajnë një vlerë permanente ose kompensuese për punonjësit e përkohshëm nga jashtë SHBA kur aplikojnë për viza H-1B për punonjësit e tyre. Këto dokumente sigurojnë që kompanitë nuk do t’i paguajnë këto punonjës më pak se kolegët e tyre në SHBA.

Insider i ka gjetur këto dokumente dhe ka analizuar të dhënat e grumbulluara nga 3 mujori i 4-t i 2020 deri në 3 mujorin e 2-të të 2021 dhe tregoi se sa ishte një mesatare e rrogës që punonjësit e Tesla paguhen gjatë një viti.

  • Inxhinier i asociuar i prodhimit: $93,983
  • Menaxher i furnizimit botëror: $119,890
  • Inxhinier industrial: $ 100,436
  • Analist logjistike: $85,333
  • Menaxher, mechanical design engineering: $173,200
  • Inxhinier i kontrollit të ecurisë së prodhimit: $110,215
  • Inxhinier i prodhimit: $103,723
  • Inxhinier i dizajnit mekanik: $107,207
  • Inxhinier i një proçesi të caktuar: $99,543
  • Inxhinier i sigurimit të kualitetit: $104,221
  • Analist i lartë: $116,613
  • Inxhinier i lartë i dizajnit elektronik: $131,193
  • Inxhinier i lartë i hardware: $142,342
  • Inxhinier i lartë i kontrollit të ecurisë së prodhimit: $129,587
  • Inxhinier i lartë i prodhimit: $125,020
  • Inxhinier i lartë i dizajnit mekanik: $125,247
  • Inxhinier i lartë i një proçesi të caktuar: $114,531
  • Inxhinier i lartë i aplikimit të software: $139,442
  • Inxhinier i lartë i zhvillimit të software: $148,500
  • Inxhinier i lartë i sigurimit të kualitetit: $139,207
  • Menaxher i lartë i produkteve teknike: $135,807
  • Inxhinier i lartë testues: $124,666
  • Inxhinier i zhvillimit të software: $133,879
  • Inxhinier i lartë software QA: $142,422