24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në Bullgari pasi ditën e sotme në një aksident tragjik humbën jetën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar zv/kryeministri bullgar Galab Donev në Varna. Sipas mediave bullgare, 24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në shtetin fqinj.

Sipas Donev, në këtë mënyrë do të nderohen viktimat e dy tragjedive, aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës dhe zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak.