Erion Murataj PSD

Në rrjetet sociale është publikuar video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari.

Nga video është skenuar momenti sesi autobusi që u dogj mund të ketë devijuar rrugën duke u përplasur me pas me bordurat anësore të rrugës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ku si pasojë e flakëve që përfshinë autobusin e agjencisë turistike “Besa Trans”, kanë humbur jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe janë lënduar 7 të tjerë.